Kompletohet Liga e Kampionëve, këto janë tri skuadrat e fundit që iu bashkohen “gjigantëve”
Tashmë dihen 32 e skuadrat që do të garojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19.
Ajax, Club Brugge dhe Slavia Prague janë tri skuadrat e fundit që iu bashkohen gjigantëve të futbollit evropian, shkruan Indeksonline.
Holandezët mposhtën Apoelin e Qipros me rezultat të përgjithshëm 2-0 (0-0 dhe 2-0).
Skuadra belge eliminoi Lask Linzin e Austrisë me rezultat të përgjithshëm 3-1 (1-0 dhe 2-1).
Ndërsa Slavia Prague fitoi me rezultat 2-0 në dy ndeshjet ka fituar me rezultat minimal.
Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të hidhet nesër nga ora 18:00. /IndeksOnline/