Petrol Company dhuron 100 çanta me material shkollor për fëmijët e SOS fshatit në Prishtinë
Në prag të vitit të ri shkollor që pritet të nisë javën e ardhshme, Petrol Company sot gëzoi fëmijët e SOS fshatit në Prishtinë duke dhuruar 100 çanta shkollore së bashku me material shkollor.
Megjithëse për të plotësuar në tërësi kërkesat e fëmijëve duhen edhe 200 çanta të tjera, ky veprim i Petrol Company u tha se është një shembull që duhet të ndiqet edhe nga kompanitë e tjera.
Teuta Shala-Nazifi, menaxhere në Petrol Company, tha se përpos shpërndarjes së 100 çantave shkollore, sot do të vizitohet edhe një tjetër familje ku do të dhurohen çanta për 16 fëmijë të tjerë.
Por dhurimi i çantave nuk është gëzimi i vetëm për këta 16 fëmijë, pasi Petrol Company së shpejti do të nisë ndërtimin e shtëpisë për të njëjtën familje.

“Siç po e shihni i kemi gëzuar këta fëmijë pa masë, edhe kjo ka qenë edhe qëllimi ynë t’i gëzojmë fëmijët. Ne të gjithë kemi qenë fëmijë dhe e dimë çka është t’i gëzohemi një dhurate të tillë një çante të bukur të na blejë dikush, prandaj edhe iniciativa e Petrol Company ka qenë pikërisht kjo. Shpresoj që do t’ju shkoj viti mbarë, patjetër kur fillon diçka e mirë patjetër që do të përfundojë mirë. Ne aktiviteteve të tilla nuk do t’ju ndalemi do të vazhdojmë edhe më tutje, sot kemi bo edhe një përzgjedhje të një familje tjetër që do të bëhet me shtëpi, do ta vizitojmë patjetër sot, i ka 16 fëmijë dhe do t’i gëzojmë me çanta edhe ata fëmijë. Aktivitetet tona nuk do të ndalen… patjetër që do të vazhdojmë me këto aktivitete.. kanë qenë 100 çanta që i kemi sjellë këtu, një pjesë është për fëmijët që qëndrojnë këtu ndërsa pjesa tjetër shkon për familjet që do të vijnë t’i marrin çantat këtu, do të thotë për ato familje që kanë më shumë fëmijë”, tha ajo.
Aktualisht janë 50 fëmijë të cilët jetojnë në SOS fshatin në Prishtinë, si dhe 600 të tjerë të cilët mbështeten jashtë këtij fshati.