75 Mall Live Search
16:24 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ibrahim Dresevic i gatshëm për ndeshjen ndaj Çekisë

Ibrahim Dresevic është ndër të parët që i është bashkuar ekipit të Kosovës në përgatitjet për sfidat e shtatorit ndaj Çekisë dhe ndaj Anglisë.

Ish-reprezentuesi i të rinjve të Suedisë do të synojë debutimin me përfaqësuesen e Kosovës.

Më 22 maj të këtij viti, Dresevic pranoi një thirrje nga Kosova për ndeshjet kualifikuese ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë, por nuk u lejua nga FIFA për shkak të problemeve me dokumentat, shkruan Indeksonline.

Më 23 gusht atij iu lejua dhe tani ai ka arritur në Kosovë dhe po vazhdon stërvitjet në stadiumin “Fadil Vokrri”./Indeksonline/