Këto ishin pikët që morën Van Dijk, Messi e Ronaldo për çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë
Virgil Van Dijk sot u shpall lojtari më i mirë në Evropë duke lënë prapa më të mirët e historisë, Leo Messi e Cristiano Ronaldo.
Holandezi pati një sezon për t’u mbajtur mend si me ekipin e Liverpool ashtu edhe në nivel personal, shkruan Indeksonline.
Qendërmbrojtësi kishte 305 pikë nga votat e përgjithshme, ndërsa i dyti u rendit Lionel Messi me 207 pikë.
Treshen e kompletoi Cristiano Ronaldo me 74 pikë.
Në top 10-she ishin gjithashtu Sadio Mane me 51 pikë, Salah me 49, Hazard 38, de Jong 27 dhe Sterling 12./Indeksonline/
