Juventusi e sheh yllin e Tottenham si zëvendësuesin e Dybalas
Gjigantët e Serie A, Juventus raportohet se e shohin yllin e Tottenham Christian Eriksen si një zëvendësim të mundshëm për Paulo Dybala.
Dybala është lidhur shumë me një largim nga Juventus, të cilët kanë qenë të gatshëm ta lënë atë të shkojë.
Kalimet në Tottenham dhe Manchester United dështuan për shkak të çështjeve të të drejtave të imazhit, përcjell Indeksonline.
Juventus dëshiron Eriksen si një zëvendësim për Dybala dhe të paktën 50 milion do të nevojiten për ta rrëmbyer atë nga Pochettino./Indeksonline/