Elseid Hysaj në La Liga, e pranon edhe agjenti
Elseid Hysaj me shumë gjasa karrierën do ta vazhdojë në La Liga. Mbrojtësi shqiptar ka arritur marrëveshje me Valencian. Këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i futbollistit, Mario Giuffredi.
Por, kapiteni i Shqipërisë tashti duhet ta bindë skuadrën e Napolit për të lejuar këtë transferim.
“Hysaj mund të bashkohet me Valencian, por gjithçka është akoma në ajër. Ne kemi arritur një marrëveshje me Valencian. Tani Napoli do të duhet të gjejë një marrëveshje me lojtarin. Nëse marrëveshja nuk arrihet sot, lojtari do të mbetet te Napoli” ka thënë agjenti i tij.
Mediat italiane raportojnë se Napoli pritet që të lejojë largimin e Hysajt dhe se dilema do të marrë fund sot.
Valencia dëshiron që Hysaj të zëvendësojë Cristiano Piccinin, i cili po përballet me disa muaj mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju./Indeksonline/