Pas AAK-së, edhe NISMA dorëzon koalicionin
Nisma e Fatmir Limajt ka dorëzuar në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve koalicionin me AKR-në.
Përfaqësuesi i Nisma-s, Endrit Shala dhe ai i AKR-së, Makolli ishtin ata që dorëzuan shkresën e aplikacionit.
“Ju njoftoj se kemi pranuar deklarimin e tretë për Koalicion Parazgjedhor ndërmjet 3 Partive Politike: Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. “, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ndryshe, deri më tani në KQZ janë regjistruar dy koalicione tjera.
AAK me PSD si dhe VAKAT, që përbëhet nga boshnjakët. /Indeksonline/
