Vela: Falë performancës së Haradinajt, AAK së paku do ta dyfishojë votën
Analisti Blerim Vela, në një deklaratë në T7 ka thënë se AAK pritet që të dyfishojë votën e saj.
Sipas tij, kjo do të vijë fal performancës së Kryeministrit Ramush Haradinaj.
“AAK këto zgjedhje së paku vlerësoj se do ta dyfishojë votën e saj. Kjo, si rezultat i performancës së mirë të Kryeministrit Haradinaj, në veçanti gjatë vitit të fundit”, theksoi Vela.