75 Mall Live Search
22:15 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Njihuni me futbollistin më të pasur në botë

Lojtari më i pasur në botë është një 21 vjeçar.

Emri i tij është Faiq Bolkiah dhe nuk ka luajtur kurrë një ndeshje garuese.

Kush është ky në të vertetë ?

Faiq ësht një mesfushor ofanziv që luan për Leicester City. Ai ësht gjithashtu reprezentues për Brunein, një vend i pasur me naftë, përcjell Indeksonline.

Në kohën e adoleshencës, Faiq ka luajtur për Chelsean dhe Southampton. Ai ka qenë me kontrat me Leicesterin prej vitit 2016, por nuk e ka luajtur kurrë një ndeshje profesionale.

Prej nga vjen pasuria e tij ?

Pasuria e tij vjen nga statusi i tij social. Ai është nipi i Sulltanit të Bruneit. Pasuria e tij vlerësohet rreth 19 miliardë dollarë. Faiq është i biri i Princ Jefri, i cili njihet si shpenzuesi më i madh në botë.

Jefri mund të ketë shpenzuar më shumë se 13 miliardë dollarë në jetën e tij. Ai i ka në pronësi më shumë se 2300 vetura luksoze, 8 aeroplanë Boeing, 5 jahte, 500 shtëpi dhe disa pallate, shkruan Indeksonline.

Ai madje pagoi Michael Jackson për një performancë private.

Faiq në fakt nuk është aspak si babai i tij.

Përderisa mund ta blejë një ekip futbolli, Faiq është i vendosur të korrë sukses me punë të palodhshme.

Ai është shumë i fokusuar në stërvitje dhe dëshiron të arrijë sa më shumë në botën e futbollit.

Faiq nuk ka luajtur ende në Premierligë, por ka luajtur për ekipin kombëtar dhe madje e ka realizuar një gol.

Historia e tij është unike, ai nuk luan për t’u pasuruar, por për dashurinë ndaj futbollit./Indeksonline/