75 Mall Live Search
22:43 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Dramë në Torino, Juventus fiton në kohën shtesë falë një autogoli ndaj Napolit

Juventus dhe Torino dhuruan spektakël në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Rezultati përfundimtar ishte 4:3, ku dy ekipet dhanë gjithçka në fushë, shkruan Indeksonline.

Danilo dhe Higuain shënuan për epërsinë e dyfishtë për Juventusin e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Ronaldo e trefishoi epërsinë në minutën e 62-të, dhe më pas spektakli i takoi Napolit.

Fillimisht dy gola për dy minuta në 66-tën nga Manolas dhe 68-tën nga transferi i fundit, Lozano.

Di Lorenzo realizoi për ta barazuar rezultatin.

Dhe kush do ta mendonte që një autogol do t’i jepte fitoren ekipit bianconer.

Koulibaly shënoi në portën e tij në minutën 90+2 për epilogun përfundimtar të ndeshjes më të bukur të kësaj fundjave./Indeksonline/