75 Mall Live Search
13:16 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Icardi niset drejt Francës, do të nënshkruajë me PSG-në

Mauro Icardi është nisur drejt kryeqytetit francez, Parisit.

Ish-kapiteni i Interit, do të bashkohet me kampionët e Ligue-s 1, PSG-së si huazim me të drejtë blerje.

Problemet e argjentinasit me tifozët dhe trajnerët kanë bërë që fillimisht t’i merrej shiriti i kapitenit e më pas të mos jetë pjesë e planeve të skuadrës.

Në krijimin e kësaj tollovie të madhe ka kontribuar edhe menaxherja, njëherit gruaja e tij, Wanda Nara.

Gjatë ditës së sotme Icardi pritet t’i kryejë testet dhe të nënshkruajë me skuadrën e re. /IndeksOnline/