Kampionia e fitnesit Geta Beqa aderon në PDK
Sportistja dhe trajnerja e suksesshme, Geta Beqa ka aderuar në Partin Demokratike të Kosovës.
Geta është kampione botërore në ‘’World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”.
Aderimin e saj në PDK e ka bërë të ditur kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm, Kadri Veseli përmes një postimi në ‘Facebook’./Indeksonline/
Statusi i tij i plotë:
Kampionia Botërore në “World Well Fitness” dhe “Victory Overall Wellness in the World”, Geta Beqa, nga sot është anëtare e PDK-së.
Geta dhe PDK s’i kanë problem peshat e rënda.
