75 Mall Live Search
22:49 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Spanja fiton me vështirësi ndaj Rumanisë

Spanja ka arritur të shënojë fitore të vështirë në udhëtim ndaj Rumanisë me rezultat 1:2.

Sergio Ramos realizoi në minutën  e 29-të nga pika e bardhë e që ishte edhe rezultati përfundimtar i pjesës së parë.

Alcacer me fillim të pjesës së dytë shënoi për ta dyfishuar epërsinë në minutën e 47-të, ndërsa në të 59-tën Rumania e ngushtoi epërsinë përmes Andones, por kjo ishte e gjitha çfarë bëri, shkruan Indeksonline.

Diego Llorente u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje në minutën e 79-të./Indeksonline/