Gazetarit të bejsbollit i kushtoi 61 mijë euro një birrë
Një gazetar Australian i bejsbollit i erdhi llogaria 61 mijë euro për një shishe të vetme birrë në një hotel në Manchester.
Peter Lalor porositi IPA Deuchers që kushtonte diku 6 euro në hotelin Malmaison të qytetit përpara se të trullohej të zbulonte se duhej të paguante çmimin prej 55,315,12 £ (99.983.64 dollarë).
Z. Lalor, i cili ishte në qytet për të mbuluar serinë Ashes, tani beson se pinte “birrën më të shtrenjtë në histori”.
Një zëdhënës i hotelit kërkoi falje dhe tha se ishte nisur një hetim.
Sidoqoftë, paratë i lanë llogari bankare të Z. Lalor dhe ai thotë se atij iu tha se do të duheshin 10 ditë pune për përpunimin e rimbursimit, transmeton Indeksonline.
“Australianët e shohin Anglinë mjaft të shtrenjtë zakonisht, por kjo ia kalon të gjithëve,” tha ai.
“Kjo është shumë para. Unë jam thjesht një gazetar, nuk fitoj para të mëdha dhe më kushton interesi”./Indeksonline/