Willian mund të largohet nga Chelsea
Ka raportime të cilat thonë se braziliani do ta vazhdojë kontratën me klubin anglez deri në vitin 2021.
Mirëpo siç duket 31 vjeçari mund të largohet nga Chelsea para përfundimit të sezonit. Kontrata e ish sulmuesit të Shakhtar Donetsk me klubin londinez mbaron qershorin e ardhshëm dhe mundësia që lojtari të largohet në janar po duket se është shumë e mundur.
Willian ka luajtur vetëm 55 minuta në këtë sezon për Chelsea pasi që Lampard po preferon të i fusë në lojë lojtarë më të ri./Indeksonline/.