Nesër PDK mban konventën e nominimit të Kadri Veselit për kryeministër
Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbaj konventën e nominimin për kryeministër të Kadri Veselit.
Kjo konventë do të mbahet në ora 19:00 në sallën ‘1 Tetori’, shkruan Indeksonline.
Në këtë tubim po ashtu do të prezantohen edhe kandidatët për deputet të PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë dorëzoi listën e kandidatëve për deputet që do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit./Indeksonline/
