Lajm i madh: Milot Rashica rikthehet në fushë
Milot Rashica ka pësuar një lëndim gjatë muajit gusht që bëri që të mungoj në dy ndeshjet kualifikuese të Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë.
Ylli nga Vushtrria si duket e ka kaluar lëndimin dhe është kthyer në stërvitje te skuadra e Werder Bremenin.
Skuadra e Bundesligës përmes një njoftimi në Twitter ka bërë të ditur se Rashica është rikthyer në stërvitje.
“Lajme të mira: Milot Rashica është rikthyer sot në fushë derisa ka përfunduar një seancë stërvitore individuale”, ka shkruar Werderi.
Rashica Kosovës do t’i ndihmoj në ndeshjet e tetorit. /IndeksOnline/
Good news: @milotrashica was back on the pitch today as he completed an individual training session! ?? #werder pic.twitter.com/Fuc1UIBOeU
— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) September 10, 2019