75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës transferohet te Skënderbeu

Skënderbeu ka bërë edhe një tjetër prezantim ditën e sotme, teksa për tifozët tregon se talenti 20-vjeçar, Arbnor Muja, është bashkuar zyrtarisht me ekipin.

I riu që aktivizohet edhe me Kosovën U-21, luan si sulmues, kryesisht në krahun e djathtë.

Muja e ka nisur karrierën te Trepça 89’, ndërsa sezonin e kaluar u transferua tek ekipi i dytë i gjermanëve të Braunshvajgut, ku zhvilloi edhe 17 takime me ta, e shënoi 7 gola.

Tashmë, Muja ka firmosur për 2 vjet me Skënderbeun, ndërsa sot është bashkuar me grupin e Ilir Dajës, e do të jetë në dispozicionin e tij që këtë fundjavë ndaj Tiranës.

NJOFTIMI I SKËNDERBEUT

Talenti Arbnor Muja është bashkuar sot zyrtarisht me KF Skënderbeu.