75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

50 prishtinas i bashkohen AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me një postimi në Facebook ka prezantuar 50 anëtarësime të reja nga Prishtina.

Haradinaj ka thënë se anëtarët e rinj të AAK-së i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjes së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore.

“Janë të shumtë ata që ndajnë vlerat e Aleancës, që kanë dijen, guximin dhe përkushtimin që t’i shërbejnë vendit, me vendosmëri dhe logjikë zbatuese. Mirëseardhje mbi 50 anëtarëve të rinj nga Prishtina në Aleancë, të cilët i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjës së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore. Bashkë me njerëz të shtëpisë për Kosovën 100%”, ka shkruar Haradinaj.