Arsenalit i lëndohet edhe Lacazette
Sulmuesi i Arsenalit, Alexandre Lacazette do të mbetet jashtë fushës deri në tetor.
Francezi është duke vuajtur nga një lëndim në këmbën e tij.
Arsenali ende nuk ka raportuar ndonjë lëndim të lojtarëve, pas ndeshjeve të lojtarëve me kombëtaret e tyre, mirëpo në Ligën Angleze po raportohet se Lacazette ka vetëm 25 % shansa të kthehet menjëherë të luaj për Arsenalin pasi që është duke u përballur me një problem të muskujve./Indeksonline/.