75 Mall Live Search
18:17 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mourinho: Alexis Sanchez ishte i mërzitur te Manchesteri

Alexis Sanchez ka luftuar në Manchester United sepse nuk ishte i lumtur në këtë klub, tha Jose Mourinho.

Menagjeri Portugez e kishte transferuar Kilianin nga Arsenali në Janar 2018.

Sanchez u largua nga United këtë verë për t’u bashkuar me Interin në formë huazimi, duke ndjekur gjurmët e Lukakut, andaj Mourinho beson se një ndryshim për 30 vjeçarin do të ishte i mirë.

“E ndjeja se ai nuk ishte njeri i lumtur”, tha Mourinho.

 “Mbase kam gabuar. Ndoshta unë nuk isha i aftë të nxirrja më të mirën prej tij”.

“Por realiteti është që unë gjithmonë e ndjeja që Sanchez ishte i mërzitur”, u deklarua Mourinho./Indeksonline/.