75 Mall Live Search
18:29 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ballkani me fitore bindëse kundër Trepçës ‘89

Ballkani i Ismet Munishit ka arritur të fitoj në ndeshjen kundër Trepçës ’89.

Skuadra e Ballkanit arriti të shënoj e para ende pa u bërë 1 minutë lojë, me anë të sulmuesit Artur Meganit, kurse pas 12 minutave Baftiu arriti ta dyfishojë rezultatin.

Pas 10 minutave të fillimit të pjesës së dytë Ballkani shënoi përsëri për rezultatin 3-0.

Kur u dok se kësaj ndeshje i erdhi fundit Trepça ’89 arriti të shënoj përmes penaltisë e lojtari i njëjtë shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij, mirëpo këto dy gola nuk i mjaftuan për të marrë pikë nga kjo ndeshje./Indeksonline/.