Diego Simeone e transferon djalin e tij në Atletico Madrid
Simeone e ka sjellë djalin e tij 16 vjeçar për të luajtur për skuadrën e të rinjve në Atletico Madrid.
Giuliano e ka braktisur River Platen në Buenos Aires për t’u bashkuar me babain e tij në Atletico, ai do të fillojë të luaj për skuadrën U18 dhe do të mbetet në Spanjë për pjesën tjetër të sezonit.
River Plate ka kërkuar kompensim nga gjigantët e LaLigës, e të cilët mendohet se janë të gatshëm të paguajnë 250,000 euro.
Po ashtu edhe FIFA e ka aprovuar këtë transferim./Indeksonline/.