Bajerni dhe Leipzigu ndajnë pikët
Bayern Munich ishte në epërsi të hershme, por ishin të pafuqishëm ta ruanin atë deri në fund.
Lewandowski kaloi Bajernin në epërsi qysh në minutën e tretë, por pak pa përfunduar pjesa e parë, Leipzigu fitoi një penallti, e që në gol e shndërroi Forsberg, shkruan Indeksonline.
Leipzigu është në vendin e parë përkundër barazimit me 10 pikë nga katër ndeshje, ndërsa Bajerni renditet në pozitën e tretë me tetë pikë./Indeksonline/