75 Mall Live Search
19:41 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar që sot i shënoi gjashtë gola

Vëllazëria e Zhurit ka shënuar fitore të lartë 10:0 sot ndaj Galaksisë, në ndeshjen për Ligën e Dytë të Kosovës.

Në këtë ndeshje shkëlqeu futbollisti Ditëlind Reshiti, i cili shënoi 6 gola, shkruan Indeksonline.

Kurse golat e tjerë i shënuan edhe Ademaj dy sosh, Gavazaj dhe Shtavica.

Ditëlind Reshiti më parë ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha kosovare, si Liria, Ballkani dhe Besa. /IndeksOnline/