Këputet kablloja kryesore elektrike, në Mitrovicë, komuna fajëson partitë politike
Komuna e Mitrovicës mbetet pa enegji, që nga nata e mbrëmshme, pasi sipas komunës, persona të papërgjegjshëm që e kanë këputur me qëllim kabllon kryesore të rrjetit elektrik të komunës.
Me këtë rast, Komuna e Mitrovicës, u ka bërë apel partive politike që të ruajnë qetësinë.
“Partitë politike të mos rebelohen në këtë shkallë, ku me qëllime të caktuara keqdashëse bëjnë veprime të tilla siç kanë këputur kabllon kryesore të komunës. Po ashtu Komuna e Mitrovicës kërkon edhe nga qytetarët që të mos bien pre e këtyre grackave dhe provokimeve, dhe i bën thirrje organeve të Policisë së Kosovës dhe hetuesisë që të kryejnë punën e tyre me nder në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.