Ja si u vlerësua Muriqi për paraqitjen ndaj Alanyasporit
Vedat Muriqi nuk ka arritur të lë gjurmë në humbjen e Fenerbahces të pësuar në udhëtim.
Skuadra e sulmuesit kosovar, gjiganti turk Fenerbahce pësoi disfatë të thellë, 3:1 në udhëtim te Alanyaspori.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi luajti titullar dhe ishte në fushë për 90 minuta, por nuk arriti ta gjejë rrugën drejt golit.
Muriqi e zhvilloi gjithë ndeshjen – 96′ minuta gjithsej – por pati vetëm një gjuajtje në kornizën e portës, derisa dy të tjera i pati jashtë portës.
Sidoqoftë, për paraqitjen e tij ai u vlerësua me notën mesatare, 6.8, në faqen e statistikave, SofaScore.
Golin e vetëm të Fenerbahces, në këtë humbje 3:1 e realizoi mesfushori Tolga Cigerci.