75 Mall Live Search
11:50 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Tre të lënduar në vende pune

Tre persona janë lënduar në vendin e punës në dy raste të ndryshme në Malishevë dhe në Gjakovë.

Policia thotë se në Malishevë, viktima mashkull ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që ishte lënduar në vendin e punës.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe janë duke hetuar rastin.

Kurse, në Gjakovë është raportuar se dy viktima meshkuj kanë pësuar lëndime trupore deri sa kanë qenë duke punuar.

Dy viktimat janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën. Rasti është duke u hetuar.