Dani Alves s’është i lumtur në Brazil, ja arsyeja
Rikthimi i tij në vendlindje me ekipin e Sao Paulos u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga tifozët.
Por, pas disa javësh, duket se Alvesin nuk po e kënaqte diçka te Brazili. Problemi qëndron te cilësia e fushës, e cila sipas brazilianit është e një niveli të dobët, u shpreh ish-lojtari i Barcelonës për TV Globo.
“Është shumë vështirë të luash këtu për shkak të gjendjes së keqe të fushave”, tha Dani Alves.
Stili i lojës në Brazil, sipas Dani Alves e minimizon kontributin e tij si anësor, prandaj po preferon të luajë si mesfushor i djathtë.
“Në mesfushë mund të vendos rregull, ndërsa nga krahët mund të vrapoj shumë, por pa pasur kontakt me topin e për rrjedhojë gjithçka përfundon me mungesën e ritmit”, përfundoi braziliani./Indeksonline/