Arsenali fiton në fund të ndeshjes, gjen pozitën e katërt
Arsenali ka shënuar fitore të vështirë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Premierligës.
Skuadra e drejtuar nga Emery mposhti Aston Villën me rezultat 3-2 në një ndeshje ku ishte dy herë në disavantazh.
Golat për mysafirët i shënuan McGinn dhe Wesley.
Ndërsa për Arsenalin realizuan Pepe, Chambers dhe Aubameyang.
Arsenali është në vendin e katërt me 11 pikë, aq sa ka edhe Leicester një pozitë më lartë. /IndeksOnline/