E ardhmja e Zhegrovës te Baseli në pikëpyetje, ja kur pritet të largohet
Edhe pse pritej që në edicionin e ri Edon Zhegrova do të kishte më shumë hapësirë te Baseli, minutazha e tij e lojës ka qenë mjaft e kufizuar.
Vetëm 64 minuta ka luajtur sivjet në kampionatin zviceran.
Në ndeshjen e fundit kundër Young Boysit, Zhegrova nuk ishte as në bankë rezervë.
Me situatën aktuale futbollisti kosovar nuk është aspak i kënaqur.
Sipas burimeve të Indeksonline, Zhegrova do të qëndroj te Baseli deri në verën e ardhshme dhe pastaj do të kërkoj klub të ri.
20 vjeçari, zyrtarisht është futbollist i Genkut por i huazuar te Baseli për 1 vit e gjysmë.
Ekipi zviceran në qershor ka të drejt ta blejë kartonin e mesfushorit të Kosovës. /Indeksonline/