75 Mall Live Search
15:52 / E Hënë, 23 Shtator 2019 / indeksADMonline

Superliga: Përfundojnë pjesët e para me këto rezultate

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës që po zhvillohen nga ora 15:00 në kuadër të xhiros së gjashtë.

Llapi është duke fituar si mysafir i Flamurtarit me rezultat 0-3. Golat për llapjanët i shënuan Pefqeli në minutën e 12-të, Zhdrella një minut më vonë dhe Memaj në fund të ndeshjes.

Në ndeshjen tjetër Drenica është duke fituar si mysafir i Ferizajit me rezultat minimal 0-1. Golin e vetëm e shënoi Thaqi në fund të pjesës së parë!

Ballkani dhe Vushtrria po luajnë baras në Suharekë me rezultat 1-1. Berisha për Ballkanin dhe Vushtrria për Flamurtarin janë realizatorët. /IndeksOnline/