75 Mall Live Search
12:18 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Efekti “Muriqi” bën që në stadiumin e Fenerbahçes mijëra tifozë të dëgjojnë këngë shqip

Fenerbahçe në krye me Vedat Muriqin arritën fitore të rëndësishme në fundjavë në kuadër të Superligës së Turqisë.

Sulmuesi i Kosovës realizoi gol në fitoren 2:1 të gjigantit turk kundër Ankaragucun, derisa 25-vjeçari asistoi edhe te goli i parë.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kur skuadrat u drejtuan drejt zhveshtoreve, në stadium u vendos një këngë shqipe.

“Skifterja e zemrës” ishte kënga e Bes Kallakut e cila u lëshua në stadiumin “Sukru Saracoglu”.

Për më shumë, momentin në fjalë mund ta shikoni në videon e mëposhtme.

https://vidnews.net/video/1569309473316?utm_source=zeri.info&utm_medium=logo&utm_campaign=player-controller-logo