Barca fiton ndeshjen por humb Messin
Barcelona ka mposhtur Villarrealin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Griezmann në minutën e 6-të të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi Arthur Melo në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm për Villarrealin e shënoi Santi Cazorla në minutën e fundit të pjesës së parë me një goditje të bukur.
E keqja e kësaj fitore ishte lëndimi i Lionel Messit. Argjentinasi u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.
Me këtë fitore Barca është në vendin e katërt me 10 pikë, një më pak se Granada, Bilbao dhe Real Madrid. /IndeksOnline/