Valverde flet për lëndimin e Messit
Lionel Messi e nisi stërvitjen e parë duke u lënduar dhe të njëjtën gjë e bëri edhe në ndeshjen e parë si titullar në La Liga.
Ai arriti të luante vetëm 45 minuta duke u zëvendësuar shkaku i një lëndimi, shkruan Indeksonline.
Vendin e argjentinasit e zuri Ousmane Dembele, i cili zhvilloi ndeshjen e parë pasi u rikthye nga lëndimi.
Pas ndeshjes, Ernesto Valverde shpjegoi lënidmin e Messit: “Kishte pak parehati në muskulin e aduktorit, kështu që nuk deshëm ta rrezikojmë”.
Messi të hënën u shpërblye me çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga FIFA, ndërsa mund të mungojë ndaj Getafes siç raportojnë mediat katalunase të cilat sygjerojnë se duhet ta pushojnë argjentinasin për të mos e rrezikuar./Indeksonline/
