Me fitore sot, Prishtina futet seriozisht në garë për titull
Prishtina sonte me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta zhvillojë ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë ndaj Dukagjinit.
Pas startit të dobët, Prishtina është këndellur duke arritur dy fitore radhazi, ndaj Trepçës’89 dhe Gjilanit dhe për momentin ka 7 pikë me një ndeshje më pak.
Një fitore eventuale ndaj Dukagjinit sonte, do t’i siguronte Prishtinës një pozitë të mirë për të luftuar për titullin e kampionit, duke arritur në kuotën e 10 pikëve dhe do të kishte vetëm dy pikë më pak se kryesuesit, Feronikeli dhe Gjilani, shkruan Indeksonline.
Nga ana tjetër, Dukagjini është i fundit me vetëm një pikë të grumbulluar, ndërsa ende nuk e kanë shijuar golin në Superligë./Indeksonline/