Ekskluzive: Besart Berisha vendos për ligën ku do të luaj, ka katër oferta
Besart Berisha ka qenë pa skuadër që kur përfundoi kontratën me skuadrën japoneze, Sanfrecce Hiroshima.
Ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës ka vendosur për ligën se ku do të luaj, por ende nuk e ka zgjedhur skuadrën, shkruan Indeksonline.
Berisha është duke udhëtuar drejtë Australisë, aty ku ka lënë emër me dy skuadrat, Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.
Indeksonline mëson se 34 vjeçari ka katër oferta në tavolinë nga skuadrat australiane dhe do të zgjedh vetëm pasi të arrij në kontinentin e largët.
Berisha është golashënuesi më i mirë në histori të A-League në Australi me 116 realizime.
Ai numëron 16 ndeshje me Shqipërinë dhe 1 me Kosovën në futbollin ndërkombëtar. /IndeksOnline/