75 Mall Live Search
10:46 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Pasi e mposhti PSG-në, skuadra e Zenelit ngacmon Real Madridin

Reims mbrëmë ka mposhtur PSG-në me rezultat 0-2 në “Parc des Princes”.

Skuadra e Arbër Zenelit bëhet skuadra e parë pas shumë vitesh që fiton një ndeshje në stadiumin e PSG-së.

Këtë triumf Reims e arriti vetëm një javë pasi PSG mposhti Real Madridin, shkruan Indeksonline.

Ata e kanë shfrytëzuar këtë situatë për të ngacmuar edhe skuadrën më të trofeshme në botë.

“Mposhtësi i mposhtësit të Real Madrid”, ka shkruar Reims në Twitter. /IndeksOnline/