75 Mall Live Search
11:17 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Trajneri i Wolves jep lajmin e keq për Meriton Shabanin

Trajneri i Wolverhamptonit, Nuno Espirito Santo, ka shprehur shqetësimet e tij pasi debutuesit Meritan Shabani dhe Bruno Jordao kanë pësuar lëndime në ndeshjen e djeshme të Kupës Carabao ndaj Readingut.

Dy futbollistët e sipërcrkur pësuan lëndime në ndeshjen e djeshme, ku Wolvesi triumfoi vetëm pas penalltive me rezultat 4:2 për të kaluar në fazën tjetër të Kupës Carabao.

“Lëndimi i Shabanit duket më serioz, por tashti është duke u analizuar nga stafi mjekësor”, tha fillimisht trajneri portugez.

“Do të shikojmë më pas se çfarë do të ndodhë, por duket lëndim i keq. Nuk e dimë akoma”, potencoi Nuno.

Meritan Shabani u fut në lojë në minutën e 74, në vendin e Morgan Gibbs-Whitet.

Ai pritet të bashkohet me Kombëtaren e Kosovës në një të ardhme të afërt. /IndeksOnline/