75 Mall Live Search
19:06 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Në mendjen time është vetëm Fenerbahçe, do të luftoj për këtë fanelë shumë vite”

Transferimi i Vedat Muriqit te Fenerbahçe dhe forma e tij e lartë, ka bërë që të gjithë mediumet turke të shkruajnë çdo ditë për sulmuesin kosovar.

Juventus, Manchester United, Tottenham janë vetëm disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.

Pavarësisht që me këtë çështje është marrë edhe drejtori sportiv i klubit, Damien Comolli dhe ka thënë se në janar do të ketë oferta të shumta për sulmuesin kosovar, vetë Muriqi ka dashur ti qetësoj tifozët e Fenerbahçes.

“Në mendjen time është vetëm Fenerbahçe, do të luftoj për këtë fanelë shumë vite. Dua të bëhem legjendë në këtë klub” ka deklaruar Muriqi për mediat turke.

25 vjeçari ka shënuar 3 gola në 5 ndeshje sivjet në Superligën e Turqisë. /Indeksonline/