75 Mall Live Search
22:12 / E Enjte, 26 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vojvoda asiston për golin e malazezit Boljeviq

Standard Liege është duke barazuar ndaj Lommel SK në kuadër të kupës së Belgjikës me rezultat 1:1.

Fillimisht në epërsi kaluan vendasit, me anë të malazezit, Aleksander Boljeviq i cili u asistua nga Mërgim Vojvoda, shkruan Indeksonline. Ndërsa të dy protagonistët e golit do të ballafaqohen me njëri tjetrin në “Fadil Vokrri” më 14 tetor.

Në minutën e 54-të Sanyang barazoi rezultatin.

Ky asist po e dëshmon formën e mirë që reprezentuesi kosovar po e kalon në Belgjikë e po ashtu edhe me ekipin kombëtar./Indeksonline/