75 Mall Live Search
11:58 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

44 aksidente trafiku për 24 orë

Vetëm gjatë ditës së djeshme në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se 17 aksidente ishin me persona të lënduar, 27 të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për ndonjë aksident me fatalitet.

Policia po ashtu gjatë kësaj të premte ka shqiptuar 1 mijë e 508 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar edhe 19 persona, 17 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje kurse 2 në vuajtje të dënimit.