75 Mall Live Search
15:59 / E Diele, 29 Shtator 2019 / indeksADMonline

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të Superligës, këto janë rezultatet

Gjilani është duke humbur nga rivali i të njëjtit qytet, Drita. Goli u shënua në minutën e 29’ nga Cuculi. Po ashtu kjo ndeshje është duke u ndjekur nga një numër i madh tifozësh, e ku dy grupet e tifozëve të këtyre dy klubeve njihen për rivalitetin e tyre.

Ndërsa edhe Prishtina është duke fituar kundër Vushtrrisë me rezultatin 0-2, goli i parë u shënua nga Shillova në minutën e 2’ të ndeshjes ndërsa që t’ju dhurohet edhe një gol Prishtinës u kujdes Hoxhaj i cili shënoi autogol.

Po ashtu skuadra e Prishtinës është duke luajtur pa tifozët e saj “Plisat” pasi që ata u ndaluan nga policia për të shikuar këtë ndeshje nga tribunat.

Pjesa e dytë në këto ndeshje pritet të jetë mjaftë interesante./Indeksonline/.