Ballkani i Ismet Munishit vazhdon me rezultatet pozitive
Ballkani i drejtuar nga Ismet Munishi ka arritur të fitojë edhe kundër Drenicës me rezultatin minimal 0-1.
Goli u shënua në minutën e 4’ nga Jetmir Topalli dhe vetëm me këtë gol përfundoi edhe e gjithë ndeshja. Mirëpo përveq këtij goli Ballkani kishte edhe disa raste mjaftë të mira ku goditën shtyllën dhe traversën, mirëpo ishin të pafat për të shënuar edhe një gol tjetër.
Ballkani me këtë ndeshje arrin t’i sigurojë 14 pikë, kurse Drenica mbetet me vetëm 8 pikë./Indeksonline/.