Kjo është rënditja tabelare e Superligës së Kosovës
Java e shtatë e Superligës së Kosovës përfundoi me as një barazim.
Lideri i tabelës Feronikeli fitoi me rezultat 5-0 kundër Ferizajit po ashtu klubet e tjera që arritën fitore ishin edhe Llapi, Trepça 89’, Prishtina, Ballkani dhe Drita që luajti në derbin kundër Gjilanit, shkruan Indeksonline.
Feronikeli ka arritur ta ruaj pozitën e parë në tabel mirëpo ka vetëm një pikë më shumë se sa Drita e cila është në vendin e dytë me 14 pikë.
Ndërsa edhe skuadra nga kryeqyteti Prishtina ka arritur që tri ndeshjet nën drejtimin e Armend Dallkut të arrijë fitore.
Mirëpo para Prishtinës gjenden Ballkani i Ismet Munishit të cilët po ashtu e kanë vetëm një pikë më shumë se Prishtina e cila gjendet në vendin e pestë./Indeksonline/.
