75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Legjenda e Manchester Unitedit e cilëson Pogban “fëmijë problematik”

Legjenda e Manchester Unitedit, Peter Schmeichel, ka kritikuar paraqitjen e “djajve” kundër Arsenalit.

Danezi ka qenë i pakënaqur, sidomos me mesfushorin francez, Paul Pogba të cilin e ka cilësuar “fëmijë problematik”.

Pas gati një muaji Pogba u rikthye pas lëndimit, por nuk la përshtypje të mirë me performancë në fushë.

“Loja ishte e ngadalshme dhe duke e shikuar ndeshjen nga tribunat nuk e dija se cili ishte plani i Manchester Unitedit. Arsenali e kishte të qartë se çfarë dëshironte. Pogba në fushë u soll si një fëmijë problematik”, deklaroi Schmeichel.

/Indeksonline/