Zyrtare: Caktohet dita për shitjen e biletave të ndeshjes Kosova – Mali i Zi
”Biletat e ndeshjes Kosovaa – Mali i Zi, do të dalin në shitje online me 07.10.2019 në orën 16:00. Suksese!”, thuhet në njoftimin e fundit të kompanisë që ofron shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës.
Dueli kundër Malit të Zi do të zhvillohet më 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
“Dardanët” bëjnë pjesë në grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020. Renditja aktuale në tabelë është kjo.
- Anglia – 12 pikë
- Republika e Çekisë – 9 pikë
- Kosova – 8 pikë
- Mali i Zi – 2 pikë
- Bullgaria – 2 pikë.
/Indeksonline/