75 Mall Live Search
14:21 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vallqi e refuzoi Kosovën e Shqipërinë për Austrinë, por vazhdon të mos ftohet

Mbrojtësi shqiptar Albert Vallqi nuk është ftuar nga Kombëtarja e Austrisë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Evropianin 2020, kundër Izraelit dhe Sllovenisë.

Anëtari i Salzburgut më herët ka refuzuar ftesën e Kosovës dhe të Shqipërisë, derisa ka pranuar të luajë për Austrinë, shkruan Indeksonline.

Ai qe ftuar në qershor, por nuk luajti asnjë minutë kundër Maqedonisë Veriore.

Ndërsa në dy grumbullimet e fundit në shtator dhe tetor nuk figuron në listë.

24- vjeçari ende ka të drejtë të luajë për njërën nga përfaqësueset shqiptare. /Indeksonline/