75 Mall Live Search
16:44 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Milani vihet pas Wengerit, do t’i merr me vete edhe dy ish-lojtarët

E ardhmja e Marco Giampolos në stolin e Milanit është duke u lëkundur.

Tekniku italian mund të përfundoj gjithçka me kuqezinjtë pas sfidës të së shtunës në mbrëmje kundër Genoas.

Në rast të humbjes, Rudi Garcia do të jetë favorit, por nuk përjashtohet edhe emri i Andry Shevchenkos, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, nga Anglia ka raporte se stolin e Milanit mund ta zë ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Në rast se do të kishte marrëveshje, francezi menjëherë do të kërkoj që së bashku me të, të transferohen edhe dy ish-futbollistët e tij, Cesc Fabregas dhe Mesut Ozil.

I gjithë ky ndryshim do të varet vetëm nga paraqitja e skuadrës kundër Genoas në fundjavë. /IndeksOnline/