75 Mall Live Search
20:54 / E Enjte, 03 Tetor 2019 / indeksADMonline

Man Utd assesi të këndellet, barazon me Az Alkmaar

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim ndaj ekipit holandez, Az Alkmaar.

Solskjaer, e nisi me 4 lojtarë të akademisë ndeshjen duke shpresuar në rininë e klubit, por nuk dha fryte.

Pas pjesës së parë, trajneri i United, bëri zëvendësimet por nuk arriti të shënonte gol duke e mbyllur ndeshjen 0:0, shkruan Indeksonline.

Pas dy xhirove, Manchester United gjendet i pari në grup me 4 pikë, ndërsa Az Alkmaar gjendet i treti me dy sosh.

Në 10 ndeshjet e fundit të Manchesterit si mysafir, “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të shënojnë fitore duke regjistruar 6 humbje dhe 4 barazime./Indeksonline/